Coca-Cola HBC Kosovo është një nga kompanitë më të mëdha në industrinë e pijeve joalkoolike dhe është shpërndarës i produkteve të kompanisë Coca-Cola në tregun e Kosovë që nga viti 2003. Coca-Cola HBC është një nga mbushësit më të mëdhenj në botë të brendeve të kompanisë Coca-Cola. Kjo kompani ka qenë e pranishme duke shërbyer për të gjithë pjesëmarrësit në samitin më të madh të Burimeve Njerëzore, “PowerToHR”, që është organizuar për dy edicione nga platforma #1 e punësimit në vend, KosovaJob.
Venera Kamberaj – Menaxhere e Njerëzve dhe Kulturës në Coca Cola HBC Kosovo është shprehur e kënaqur me gjithë organizimin dhe çfarë ka sjell edicioni i dytë i “PowerToHR”.
“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me samitin në përgjithësi. Panelistët janë të mrekullueshëm dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë”, ka thënë ajo.
Coca-Cola HBC operon nga Irlanda në perëndim e deri tek Bregu i Paqësorit të Rusisë në lindje; nga Rrethi i Arktikut në veri e deri në Nigeri në jug. Kjo ofron mundësi të mira për rritje dhe nënkupton që nuk varen nga ndonjë treg në veçanti. Venera ka theksuar pozitat që kërkohen më së shumti brenda kompanisë.
“Coca Cola HBC Kosovo” ka disa vite që funksiono në Kosovë. Për momentin i kemi 120 punëtorë dhe gjithsesi ndër pozitat që kërkohet më së shumti janë Zhvilluesit e Bizneseve (Business Developer). Brenda Coca Colës është një fokus i madh te zhvillimi profesional i punonjësve”, ka theksuar Venera në një intervistë të realizuar në kuadër të “PowerToHR 2”.
Venera: Njohja e performancës është një pikë kyçe për ne
Tutje ajo ka shpjeguar se zhvillimi profesional i punonjësve ndodhë në disa faza duke filluar nga trajnimi i programeve të ndryshme qoftë menaxhmentit, qoftë udhëheqjeve, qoftë pozitave teknike.
“Po ashtu e përdorim edhe programin e performances ku punonjësit pak a shumë i shprehin dëshirat që kanë karshi zhvillimit të tyre profesional. Ne fokusohemi shumë në lëvizshmërinë brenda kompanisë ku u japim mundësi punonjësve të lëvizin brenda departamenteve të ndryshme për zhvillim personal dhe profesional. Njohja e performancës është një pikë kyçe që po ashtu e përdorim”, ka thënë ajo.
Venera ka shpjeguar disa aspekte në të cilat fokusohen në mënyrë që punonjësit të kenë mirëqenien psikologjike, fizike dhe financiare si dhe që të arrijnë balancin e duhur mes jetës profesionale dhe asaj personale.
“Ne si korporatë fokusohemi shumë në zhvillimin fizik, mendor dhe financiar të punonjësve. Përveç që mundohemi t’i nivelizojmë pagat në mënyrë që secili të paguhet në mënyrë të drejtë – mbulojmë edhe shpenzimet e palestrës dhe e kemi një linjë mbështetëse për të gjithë punonjësit e Coca Colës kurdo që ata kanë nevojë. Krejt kjo vjen me një pako tjetër të përfitimeve të CC që ne mundohemi sa më shumë të fokusohemi në mirëqenien e tyre”, ka treguar ajo.
Është viti i 12-të radhazi që Coca-Cola HBC figuron në mesin e tre performuesve më të mirë dhe hera e gjashtë që është shpallur lider në industri. Venera ka treguar se i është të punosh në Kosove për një kompani me kaq shumë reputacion.
“Është krenari, privilegj dhe një ndër eksperiencat më të mira, rrallëherë mund të gjesh kompani të tilla ku fokusi është në mirëqenien e punonjësve, përveç fokusit profesional, vihet një fokus shumë i madh mes balancimit të jetës profesionale dhe personale dhe kjo është një benefit që shumica e punonjësve e sidomos e të rinjve – gjenerata Z”, është shprehur tutje Venera.