“Power to HR” po vjen në muajin shkurt me shumë risi dhe veçanti që nuk janë parë deri më tani në ndonjë event tjetër. “Power to HR 2” po e tejkalon edhe edicionin e parë mjaft të suksesshëm të samitit të parë të burimeve njerëzore të organizuar nga platforma #1 e punësimit në vend, KosovaJob.
Ndryshimi do të nis nga skena, ndriçimi dhe gjithçka që lidhet me përmbajtjen që vjen nga aty. Skena do të ketë një pamje më ndryshe nga se jemi mësuar të shohim më herët dhe nga perspektiva e audiencës gjithçka do te jetë spektakulare.
Me folësit më të spikatur nga fusha e HR-it në botë dhe vend do të zbërthejmë temën e ndryshimit dhe çfarë vetë ndryshimi përmbledh në vete. Ky edicion përmbledhë folës ekskluzivë nga kompanitë globale si META dhe Booking. Mysafiri i tretë është një befasi që të zbulohet përgjatë samitit. Tema e liberalizimit të vizave dhe ndikimi në tregun e punës do të shoshitet në çdo aspekt. “Si të ndryshojmë me ndryshimin?” është pyetja që do të marrë përgjigje nga shumë perspektiva.
Këtë vit, “Power to HR” e sjell përsëri Serdzan Arnautovic nga Facebook – folësin kryesor të edicionit të kaluar që fitoi zemrat e audiencës me prezantimin e tij. Ky edicion me shumë befasi e sjellë atë në rolin e bashkë-moderuesit me Lulzim Bucollin. Ai do t’i moderojë panelet për të sjellë diskutimet në një nivel tjetër me pyetje pikante për folësit kryesor dhe penalistët!
Shumë aktivitete argëtuese me energji të jashtëzakonshme ju presin gjatë ditës – me një eksperiencë krejtësisht ndryshe se çfarë keni përjetuar më parë. Aktivitete rrjetizuese në fund të eventit vijnë më shumë befasi dhe si një festë e tërë në vete.
Bileta e rregullt për këtë samit është 150 Euro, ndërsa të parët marrin çmimin më të volitshëm të biletave “Early Bird” më 89 Euro. Nxitoni deri më 28 dhjetor për të marrë biletën tënde me çmim të volitshëm! “Power to HR 2” po vjen më 22 shkurt 2024 në Klan Arena! Ju nuk duhet t’i mungoni këtij samiti!