Katrina Collier e ka për mision ta përmirësojë rekrutimin në çdo aspekt. Këtë do të mundohet të na tregojë edhe në edicionin e dytë të “PowerToHR” që po vjen me shumë befasi me temën “Si të ndryshojmë me ndryshimin?”. Për ata që kanë dashur ta studiojnë fushën e BNj në një nivel tjetër, patjetër që kanë dëgjuar për Katrina Collier, për të tjerët ky është momenti ideal për të mësuar nga ajo. “Çelësi për Fuqizimin e Rekrutimit” është tema që do ta shpalosë në “PowerToHR 2”, apo thënë më thjeshtë do të na mësojë se si ta përmirësojmë rekrutimin brenda kompanive tona.
Ajo është një autore, folëse dhe eksperte e njohur në fushën e rekrutimit dhe angazhimit të kandidatëve. Ajo është e njohur për ekspertizën e saj për të ndihmuar organizatat të përmirësojnë proceset e tyre të rekrutimit dhe të krijojnë një përvojë pozitive të kandidatëve. Katrina është autore e librit “The Robot-Proof Recruiter” dhe shpesh paraqitet si folëse në konferenca dhe ngjarje që lidhen me HR dhe rekrutimin.
“Unë i ndihmoj rekrutuesit dhe talentët të bëhen partnerë të vlerësuar dhe të respektuar. Nga biznesi dhe nga menxherët e punësimit”, është një nga fjalitë me të cilën ajo e prezanton veten.
“Sepse heqja e blloqeve për përvetësimin e suksesshëm të talenteve dhe reduktimi i zhgënjimit ju çliron. Kurseni energjinë tuaj në mënyrë që të përqendroheni në rekrutimin e njerëzve që ndihmojnë kompaninë tuaj të lulëzojë”, ka thënë tutje ajo.
Në prezantimin e saj për vete, Katrinë thotë se në fjalimet e saj fokusohet në ndikimin e teknologjisë në rekrutimin dhe përvojën e kandidatëve, dhe si dhe në krijimin e lehtësive të punësimit dhe partneritete të duhura.
“Publiku largohet i frymëzuar; energjizuar me këshilla për ndërtimin e një eksperience më të mirë rekrutimi dhe kandidatëve përmes partneriteteve solide midis menaxherëve të HR dhe talentëve”, shprehet ajo.
“Ajo që e bën Katrinën të dallohet është personaliteti dhe energjia e saj tërheqëse. Ajo tërheq vëmendjen e audiencës dhe i mban ata të vëmendshëm gjatë gjithë kohës – gjë që është e rrallë. Përmbajtja e saj është kontekstuale, e rëndësishme dhe e aftë për t’u vënë në praktikë nga rekrutuesit – nesër”, ka thënë ai.
Ajo për mbi 10 vjet ka dhënë fjalime para qindra audiencave publike dhe të korporatave në Amerikën e Veriut, Evropë, Lindjen e Mesme, Azi, Oqeani dhe Afrikë.
“Duke e ndryshuar gjithmonë prezantimin tim për t’iu përshtatur ngjarjes dhe kulturës, siguroj që pjesëmarrësit të largohen të gjallëruar pasi kanë shijuar përvojën e të mësuarit”, thotë ajo. Kurse ju, mos e humbisni këtë përvojë e cila vjen ekskluzivisht në “PowerToHR 2” më 22 shkurt në Klan Arena.