Power To HR

Kush janë folësit kryesorë të “Power to HR 2”?

MAUD DURAND VJEN ME GJITHË PASIONIN PËR BOTËN E HR-it

“Jeta është më kreative se ju”, është matra që e udhëheqë udhëtimin e Maud Durand, e cila që nga viti 2016 është ftuar në konferencat më të njohura për të ndarë perspektivën e saj. Në “Power to HR” po vjen me gjithë pasionin që e ka ndërtuar ndër vite për dhe fjalimi i saj do të na dëshmojë se është vazhdimisht në kërkim të mënyra të reja për të treguar se si mund të përshtaten ndryshimin e HR-it me një botë që po ecën me ritme të shpejta.

Rreth 15 vjet më parë, Maud Durand filloi të punojë në botën e Burimeve Njerëzore. Ajo është një person pasionant për të cilin arritja më e madhe në karrierë është të nxjerrë në pah talentet më të mirë dhe të jetë e rrethuar nga njerëzit që e inkurajojnë të jetë një njeri dhe profesioniste më e mirë. Si menaxhere e programit të të mësuarit dhe zhvillimit të EMEA (Evropë, Lindja e Mesme, Afrikë) me bazë në Londër, ajo po zhvillohet në një ekip dhe kompani globale, duke operuar në qindra vende me fokus në aftësimin e potencialit të talenteve që e rrethojnë. Ajo është Menaxhere e Ndryshimit dhe Mësimit Global në Meta/Facebook duke krijuar një përvojë vërtet globale. Udhëtimi i saj i mëhershëm në mësim dhe zhvillim ishte i fokusuar si Partnere Rekrutimin për LinkedIn dhe Facebok. Në të dy kompanitë, ajo ka përjetuar mundësinë unike për të qenë pionere në hartimin dhe zbatimin e modeleve strategjike të burimeve në rajonin EMEA.

“Fillimi i karrierës sime në Burimet Njerëzore 15 vjet më parë hapi derën për një rrugëtim të jashtëzakonshëm që ka qenë sa përmbushësh aq dhe transformues. Si një person i pasionuar dhe profesioniste entuziaste, ndihem shumë krenare për krijimin e talenteve, nxitjen e një kulture rritjeje dhe të qenit pjesë e një komuniteti që vazhdimisht më frymëzon të evoluojë personalisht dhe profesionalisht”, është shprehur ajo. Misioni i saj kryesor është i dyfishtë: Të hap potencialin e jashtëzakonshëm të talenteve të ndryshëm që e rrethojnë dhe të lehtësojë ngritjen e tyre në aftësitë që Meta kërkon – sot dhe nesër. Ajo ka për mision për të lehtësuar ndryshimet organizative që u përgjigjen nevojave të biznesit.

“Unë e shoh veten jo vetëm si një partner, por edhe si një mentor dhe avokat për ekipet me të cilat punoj, duke u ofruar atyre burimet dhe udhëzimet që u nevojiten për të lulëzuar”, është misioni i saj. Me gjithë pasion për botën e HR-it, ajo vjen për tu takuar me audiencën e “Power to HR”.

OANA IORDACHESCU KA SHUMË PËR TË NA THËNË PËR TË ARDHMEN E PUNËSIMIT

Oana është nga ato liderët që beson në barazi dhe gjithpërfshirje. Dy elemente nga të cilat kemi nevojë shumë për të mësuar nga ulëset e rezervuara për ne në “Power to HR 2”. Me një përvojë hibride në kompani të ndryshme, Oana është një idealiste që beson në barazi dhe diversitet. Ajo do të ndërtojë një industri ku secili ndihet i mbështetur. Si të arrihet kjo, do të na tregojë vetë Oana më 20 shkurt në Kosovë. Ajo ka qenë gjithmonë mes dy botëve: art dhe teknologji dhe si njerëzit i gërshetojnë këto për të përmirësuar botën ku jetojnë.

Oana Iordachescu nga Bukureshti i Rumanisë ka jetuar në Dublin, Amsterdam, Paris dhe Berlin përpara se të transferohej në Barcelonë. Ajo është themeluese e “we Include” –  një organizatë konsulence dhe mediatike e fokusuar në rekrutimin në fushën e teknologjisë, diversitetin dhe përfshirjen në të ardhmen e punës.

Me mbi 15 vjet përvojë në përvetësimin e talenteve të teknologjisë dhe strategjitë DEI (Diversiteti, Barazia dhe Përfshirja), Oana është një lidere në projektimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të personalizuara që ndërtojnë biznese të qëndrueshme dhe vende pune gjithëpërfshirëse. Ajo ka bashkëpunuar me CTO dhe COO globale për të ofruar strategji të rritjes së talenteve në Evropë dhe Azi, duke punuar me kompani të tilla si Meta, Booking.com, Criteo dhe Wayfair, dhe duke krijuar faqe të reja qendrore teknologjike nga e para.

Si themeluese e We Include, Oana është në krye të përfshirjes së zgjidhjeve të DEI në të gjitha strategjitë e talenteve, duke ofruar këshillime, seminare, trajnime, punësime dhe projektim ngjarjesh për DEI. Ajo është gjithashtu një folëse profesionale dhe prezantuese e podcast-it, duke ndarë njohuritë dhe ekspertizën e saj me të tjerët dhe duke i frymëzuar ata për të krijuar vende pune më të barabarta dhe gjithëpërfshirëse. Oana është një avokate e pasionuar e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes, dhe një mentore dhe trajnere për liderët gjithëpërfshirës të ardhshëm. Ajo ka shumë për të na treguar dhe ne mezi presim ta dëgjojmë në edicionin e dytë të “POWER TO HR”.

SERDZAN ARNAUTOVIC U VLERËSUA NGA TË GJITHË DHE S’KA SE SI TË MUNGOJË PËRSËRI

Të gjithë ishin sy e vesh kur Serdzan Arnautovic i bëri kalimin e minutave të pahetueshëm me prezantimin e tij para pjesëmarrësve. I gjithë fjalimi i tij ishte i fokusuar në të tashmen se si mund të përshtatemi në një epokë të re. Shumë energji pozitive pati mes rreshtash të fjalimit të tij. Po ashtu dhe shumë për të mësuar. Mes vëmendjes së madhe, ai shpesh e dërgoi audiencën në të qeshura. Ish-menaxheri i rekrutimit në gjigandin META, Serdzan Arnautovic ishte folësi kryesor në samitin e parë në Kosovë për Burime Njerëzore “Power to HR”, që u organizua nga KosovaJob. Me Kosovën ka një lidhje të veçantë pasi që nëna e tij që është nga Bosnja kishte jetuar në Pejë dhe kishte studiuar në Prizren. Kjo kishte bërë që Arnautovic të vinte në Kosovë si fëmijë. Përvoja që e mori në edicionin e parë të samitit dhe reagimet tejet pozitive për prezantimin e tij, kanë bërë që Arnautovic asesi të mos mungojë as në “Power to HR2”. Ai do të jetë figura qendrore e këtij edicioni i cili do të bashkë-moderojë eventin me Lulzim Bucollin. Ai ka studiuar Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ekonomi dhe më pas ka vazhduar studimet MBA në Biznes Ndërkombëtar, me specializim në Financa Islame. Në këtë pikë e shihte të kufizuar kryqëzimin me fushën e burimeve njerëzore. Por, një gjë e kishte gjithmonë të qartë që donte të merrej me konvergjencën e biznesit dhe donte të merrej me njerëzit. Thotë që kompanitë për të cilat ka zgjedhur të punoj janë ato që mbështesin qasjen “Greenfield” për HR, që nënkupton se mbështesin totalisht ndryshimet kur ato i shërbejnë për të mirë kompanisë. Arnautovic thekson se  gjëja më e rëndësishme për t’u mbajtur mend është fjala “njerëzore” sa herë që diskutohet për “Burimet Njerëzore”.

FOLËSI I KATËRT ËSHTË BEFASI!

“Power to HR” është konceptuar si një edicion që vjen me shumë befasi e shumëçka që nuk jemi mësuar të shohim deri tani të vijë nga një skenë organizimi. Befasi do të vijë për të gjithë ne folësi i katërt. Është një emër që veçohet në fushën e saj dhe puna e saj lidhet me fenomenet më të komentuara së fundmi. Do të vijë në “Power to HR” për të na zhytur në një univers mësimesh të reja.

Një eksperiencë e paharruar ju pret më 22 shkurt, 2024. Nxitoni dhe merrni biletën tuaj me çmimin “Early Bird: më 89 Euro, kurse bileta me çmim të rregullt pas datës 28 dhjetor është 150 Euro!

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *