Oana Iordachescu është një nga folëset kryesore të samitit më të madh të BNj në vend, “PowerToHR”, i cili po organizohet për herë të dytë në Kosovë. Ajo ka një përvojë të gjatë në rekrutim e që lidhet me vende të ndryshme dhe në kompani si Meta, Booking.com, Criteo dhe Wayfair dhe themeluese e “we include”. Kjo ka bërë që diversiteti të jetë pika kryesore që e tërheqë. Në anën tjetër drejtësia dhe gjithpërfshirja janë dy aspekte të cilat, ajo do që të lulëzojnë brenda çdo kompanie. Por, cila është përvoja e saj dhe çfarë do të sjell më 22 shkurt në Klan Arena, mund ta kuptoni në përgjigjet e saj në këtë intervistë.
KosovaJob: Si një udhëheqëse që përkrah barazinë dhe përfshirjen, a mund të ndani këndvështrimin tuaj se si këto parime kontribuojnë në përmirësimin e botës së BNJ?
Oana Iordachescu: Unë mendoj se DEI (Diversiteti, Barazia dhe Përfshirja) në përgjithësi është keqkuptuar. Nuk mund të kesh përfshirje në vendin e punës pa HR dhe nuk mund të kesh operacione të burimeve njerëzore me cilësi të lartë pa lentet DEI. Gjithçka që përfaqëson HR – përvetësimi i talenteve, menaxhimi i talenteve, mësimi dhe zhvillimi, praktikat e promovimit, planifikimi i vazhdimësisë, madje edhe tepricat dhe ristrukturimi i ndihmon organizatat të performojnë më mirë dhe më fleksibile kur marrin parasysh prejardhjet e ndryshme të njerëzve të tyre, praktikat diskriminuese të trashëgimisë, legjislacionin e barabartë, parimi i mirëqenies dhe kulturave të drejta.
KosovaJob: Pasioni juaj për artin dhe teknologjinë është i theksueshëm. A mund të elaboroni se si individët i përdorin këto sfera për të bërë një ndikim pozitiv në botën përreth tyre?
Oana Iordachescu: Faleminderit që e përmendet atë. Epoka industriale na shtyu të gjithëve në një qasje më praktike ndaj punës: detyra me kohë, punë të njëpasnjëshme dhe të specializuara, por me epokën digjitale dhe fokusin më global, puna u bë shumë më komplekse. Derisa teknologjia nënkupton mjete që na mundësojnë të bëjmë punën tonë më të shpejtë, më të lehtë dhe më të sigurt, ne e shohim artin, filozofinë, etikën si pjesë të manualeve të kompanisë tani – shtyllat e kulturës, kompetencat e sjelljes, pritshmëritë etike, dizajni vizual dhe komunikimi u bënë kyç në udhëheqje më në organizatat globale. Ne po punësojmë shkrimtarë dhe artistë vizualë më shumë se kurrë më parë në botën e korporatës, të prodhimit. Dhe ne kemi nevojë për këtë, për të arritur tek njerëzit, për të nxitur emocione dhe për të nxitur përfshirjen, për të njohur talentin në kompleksitetin e tij.
KosovaJob: Sipas mendimit tuaj, cila është mënyra më efektive për të siguruar që punonjësit të ndihen të dëgjuar dhe të mbështetur brenda kompanive tona?
Oana Iordachescu: Ekziston një thënie që disa nga kompanitë më të mira nuk punësojnë njerëz të mëdhenj për tu treguar atyre se çfarë të bëjnë, por punësojnë njerëz të mëdhenj dhe dëgjojnë se çfarë kanë për të thënë ata. Kështu që unë mendoj se dëgjimi është shumë i rëndësishëm. Kjo tingëllon më e lehtë se sa është në të vërtetë dhe çdo udhëheqës do të duhet të ndërtojë një grup menaxhimi, një kulturë që me të vërtetë dëshiron të shfrytëzojë mendjen e tyre. Pastaj, paga të drejta, të keni pritshmëri të arsyeshme, të trajtoni të gjithë me dinjitet, investoni në mësim dhe zhvillim dhe t’i shpërbleni me kontribute.
KosovaJob: Ne duam të mësojmë më shumë rreth udhëtimit tuaj në Booking. A mund të na shpalosni disa nga strategjitë që keni përdorur?
Oana Iordachescu: Roli im me booking.com ishte posaçërisht për të ndërtuar dhe udhëhequr ekipe TA (Tërheqjen e talenteve) që fokusoheshin në punësimin e talenteve të teknologjisë më të mirë nga e gjithë bota kur kompania është duke u rritur në mënyrë tejet të shpejt. Vetëm ekipi ynë teknik i TA po rekrutonte rreth 150 njerëz brenda muajit. Përgjatë mandatit të dytë u fokusova në menaxhimin e buxheteve prej 250 mijë eurosh për strategjinë tonë të DEI-së në Punësimi. Kjo përfshinte ngjarjet, emërtimin e punëdhënësve, programe të brendshme të dedikuara për rritjen e aksesit tek pakicat e nënpërfaqësuara në teknologji me fokus te gratë, LGBTQ+ dhe migrantët me aftësi të larta.
Isha shumë e prirur të bëhesha një urë lidhëse midis akterevë të brendshëm dhe popullatës së talenteve që synonim, dhe kështu investova shumë në vetë-zhvillim, praktikat e lidershipit dhe ndërtimin e raporteve. Kjo është koha kur ne bashkuam disa nga ngjarjet më të mëdha së bashku me Ëebsummit, ndoqëm një kurs për gratë në udhëheqje në Yale në SHBA dhe zhvilluam programe të suksesshme së bashku me ekipet, duke arritur qëllime që fillimisht dukeshin të pamundura.
KosovaJob: Duke qenë se keni jetuar në qytete të tilla si Dublini, Amsterdami, Parisi, Berlini dhe Barcelona, si kanë ndikuar këto vende të ndryshme në rrugëtimin tuaj personal dhe profesional?
Oana Iordachescu: Kanë ndikuar shumë. Më thonë shpesh se kam ndryshuar dhe ndoshta kjo është për shkak të kësaj. Jam bërë shumë më e durueshme me njerëzit dhe veten time, është mjaft interesante kur jeton dhe punon në kultura të tjera, pasqyra jote thyhet vazhdimisht dhe ti evoluon duke marrë gjëra nga njerëzit që ke përreth. Ndoshta një nga gjërat më të mira është se më pëlqen të punoj në mjedise pune shumëkulturore aq shumë sa nuk mendoj se mund të punoj më në një vend me vetëm një kulturë.
KosovaJob: Si themeluese e “We include”, na intereson të dimë më shumë për misionin e tij dhe përfshirjen tuaj?
Oana Iordachescu: “We Include” është një agjenci e fokusuar për të ndihmuar organizatat të zbulojnë dhe të ndërtojnë rrugën e tyre drejt mjedisit gjithëpërfshirës të punës. Ne krijojmë auditime DEI, programe vjetore DEI me ngjarje të brendshme dhe të jashtme që frymëzojnë dhe edukojnë – të tilla si ëëë.fairbarcelona.com e ardhshme dhe konsultohemi për planifikimin strategjik gjithëpërfshirës të fuqisë punëtore (programet e punësimit, promovimit, kulturës dhe performancës). Ne jemi me bazë në Barcelonë, por projektet tona kanë shtrirje në gjithë Evropën duke u fokusuar për të krijuar mjedise më të drejta të punës për të gjithë.
KosovaJob: Pritja po rritet për praninë tuaj në “PowerToHR 2”, por cilat janë pritshmëritë e juaja për ngjarjen?
Oana Iordachescu: Unë me të vërtetë dua të takoj liderët e talenteve dhe të kuptoj sfidat e tyre, si dhe të festojmë së bashku sukseset. Ne harrojmë ta bëjmë këtë ndonjëherë. Është fantastike të shohësh ngjarje të tilla në rajon ku një komunitet njerëzish të pasionuar bashkohet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë pune.
KosovaJob: A mund të jepni një pasqyrë të shkurtër të temës që planifikoni të trajtoni gjatë fjalimit tuaj në Prishtinë?
Oana Iordachescu: Gjatë fjalimit tim do të adresojë tri shtylla të cilat po i specifikojë këtu.
- Diferencimi strategjik: Unë do të thellohem në mënyrën se si të zhvilloni një markë të qartë dhe unike që e dallon organizatën tuaj nga gjigantët e industrisë, duke theksuar vlerat, kulturën dhe mundësitë. Dua të tregoj atë që e bën vendin tuaj të punës të veçantë për të mbajtur talentet më të mirë mes sfidave të largimit.
- Taktikat e rekrutimit të shkathët: Do të përshkruajë mënyrat se si gjigantët zbatojnë strategji rekrutimi efektive dhe të synuar për të luftuar largimin e madh nga puna. Përdorni qasjet e drejtuara nga të dhënat, mediat sociale dhe rrjetëzimi për të identifikuar, tërhequr dhe angazhuar talentet më të mirë. Qëndroni përpara në garën për individë të aftë.
- Iniciativat gjithëpërfshirëse të mbajtjes: Do të përshkruajë strategji për të krijuar programe të fuqishme për t’i mbajtur punonjësit që adresojnë shqetësimet specifike të ikjes duke përfshirë ndikimin organizativ, si dhe social dhe eventualisht politik. Do të theksojë rritjen profesionale, mentorimin dhe një mjedis pune mbështetës për të siguruar që organizata juaj jo vetëm të tërheqë, por edhe të mbajë talentet më të mirë, pavarësisht nga joshja e konkurrentëve më të mëdhenj.
Për një eksperiencë të paharruar, ju mund ta rezervoni biletën këtu.