Intervista, Power To HR, Uncategorized

Albina Berisha nga “Helvetas”: PowerToHR po arrin përmasat e synuara

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC ka qenë përkrahës si sponsor në edicionin e dytë të samitit global të Burimeve Njerëzore në vend, “PowerToHR”. Albina Berisha, menaxhere e projektit “EYE” nga Helvetas është shprehur se është e lumtur fillimisht për përkrahjen që ka marrë edicioni i dytë, si dhe për interesimin e madh të pjesëmarrësve në këtë edicion.

“Ishte kënaqësi pjesëmarrja në edicionin e dytë. Çfarë më ka pëlqyer më së shumti është që në këtë edicion kemi parë edhe sponsorë për këtë samit, që është diçka që edhe në samitin e parë e kemi pasur në plan ta bëjmë në edicionin e dytë. Më vjen mirë që ka pasur kaq shumë interesim prej profesionistëve, prej udhëheqësve të kompanive që ta paguajnë biletën dhe të vijnë t’i ndjekin temat”, ka treguar fillimisht ajo.

“PowerToHR 2” me këtë edicion është bërë epiqendër e fushës së Burimeve Njerëzore në Kosovë me 374 pjesëmarrës nga Kosova e rajoni si dhe me folës ndërkombëtare nga fushat me të njohura të fushës së teknologjisë dhe inovacionit. Albina nga ulësja e pjesëmarrësve është shprehur se i ka vlerësuar folësit e këtij edicioni të cilët sipas saj na kanë përditësuar me trendet e fushës së fuqisë punëtore ne botë por duke i lokalizuar temat me vendin tonë.

“Më së shumti më kanë pëlqyer folësit që kanë qenë me një përvojë ndërkombëtare që kanë folur për trendet se çfarë është duke ndodhur në fuqinë punëtore globale dhe që janë munduar që ato trende t’i lokalizojnë dhe t’i bëjnë më relevante për audiencën tonë. Shumë kënaqësi ta shohim që kanë ardhur edhe njerëz nga rajoni. Është një samit që është duke i marrë përmasat që vetëm se i kemi pasur në plan t’i arrijmë. Jam tepër e kënaqur me punën që e ka bërë ekipi i KosovaJob, është për çdo lavdatë!””, është shprehur tutje ajo.

Kjo përkrahje dëshmon për rëndësinë e lartë që ka PowerToHR për të gjithë HR-at në Kosovë. Përmes përkrahjes së tyre, ata janë duke ndihmuar në adresimin e sfidave globale të punësimit dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë. Helvetas janë shembull të përkushtimit ndaj promovimit të zhvillimit të fushës së Burimeve Njerëzore, punësimit të qëndrueshëm, dhe përmirësimit të mundësive për të rinjtë për të gjetur punë. Albina tutje ka  theksuar rëndësinë për të besuar në platforma si KosovaJob në edukimin e punonjësve në njërën ane dhe punëdhënësve në anën tjetër.

“Po mendoj që suksesi është të besosh në atë se çfarë dëshiron të bësh dhe ne si Helvetas nuk kemi hequr asnjëherë dorë nga ajo çfarë kemi dashur të bëjmë. Kemi dashur ta krijojmë një platformë e cila i edukon punëdhënësit, menaxherat sepse nuk është gjithmonë faji te punëkërkuesit por edhe te pjesa e kërkesave dhe duhet bizneseve të vetëdijesohen, t’i ndryshojnë metodat e rekrutimit dhe mbajtjes së punëtorëve. Ato praktika të mira jemi munduar t’i sjellim në Kosovë dhe falë bashkëpunimit të Helvetas me KosovaJob kjo është arritur në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka përfunduar ajo. Projekti EYE është projekt i Qeverisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe implementimet nga Helvetas dhe MDA

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *