Katrina Collier është folësja kryesore e këtij edicioni të “PowerToHR” – autore dhe folëse globale e njohur për librin e saj shumë të shitur “The Robot-Proof Recruiter”. Ajo do të ju drejtohet të pranishmëve më 22 shkurt në Klan Arena. Në një intervistë, ajo ka treguar se si nisi përvoja e saj në rekrutim, si erdhi libri i saj i parë në këtë fushë dhe cili është ndikimi që pati ai. Ajo na tregon në pika të shkurtra edhe si të bëjmë hapa që të përmirësojmë rekrutimin dhe çfarë do të sjell në prezantimin e saj në Kosovë.
KosovaJob: Çfarë e ka ndezur fillimisht dëshirën tënde për botën e HR dhe si e niset këtë rrugëtim?
Katrina Collier: Në fakt nuk kam qenë në HR. Unë kam qenë në rekrutim dhe përvetësimin e talentëve të cilat në përvojën time nuk është ndeshur me HR. Pra, ky është udhëtimi im i veçantë. Si e nisa këtë udhëtim? Epo, sigurisht, përfundova në rekrutim sepse në 20 vitet e fundit, kam takuar vetëm dy njerëz që zgjodhën të punojnë në botën e rekrutimit. Në vitin 2003 u transferova në Londër nga Sydney. E mora një gazetë të vogël, e cila quhet Metro. Dhe aty ishte një reklamë e vogël që kërkonte një praktikant si konsulent rekrutimi. Kështu e nisa rrugëtimin tim. Dhe kuptova shumë shpejt se agjencia e parë e rekrutimit nuk ishte për mua. Dhe as e dyta nuk ishte, por fatmirësisht, e treta ishte e mahnitshme. Aty qëndrova deri në rënien e madhe të vitit 2008. Dhe më pas vendosa të shkoj dhe të hap biznesin tim, por në fakt kalova pak kohë aty. Unë kam qenë duke u trajnuar që atëherë, natyrisht, shkrova “Robot Proof Accruder”, dhe kam pasur nderin e jashtëzakonshëm të flas në të gjithë botën. Por si e fillova atë pasi hyra në të. Vetëm kështu mund ta përshkruaj.
KosovaJob: Duke reflektuar në udhëtimin tuaj, cilat ishin sfidat me të cilat jeni përballur ju dhe të tjerët për rëndësinë e perspektivës suaj në këtë fushë?
Katrina Collier: Pyetje interesante! Nuk mendoj që kam pasur ndonjëherë ndonjë problem për ta bindur veten dhe sa i përket të tjerëve unë fillova të merrem me blog në 2012 dhe të merrem me “tweet” i cili ishte ndryshe ngase është sot. Gjithmonë kam pasur ndonjë mendim që do ta mbështesja me prova. Në një anë do jepja këshillat dhe në anën tjetër tregoj pse me shembuj dhe si të zgjidhet ajo. Mendoj se shumica e dëgjojnë opinionin tënd nëse keni edhe disa dëshmi. Dhe kështu nuk kam pasur sfida dhe mendoj se kam qenë jashtëzakonisht me fat që kam qenë në gjendje ta artikuloj veten time dhe të flas për veten time, ta mbështesë mendimin me eksperiencën time ose ndonjë shembull se pse po e them diçka dhe mendoj se kjo është ajo çfarë njerëzit duan ta dëgjojnë! Veçmas nëse po flisni me menaxherë, ku ju mund të ndiheni paksa të frikësuar nga ata veçmas për të folur për një temë. Ideja është që nuk duhet të kërkoni falje se pse po flisni pasi që është diçka që gratë e bëjnë shumë mirë duke thënë “Më vjen keq të ju ndërpresë”, në vend se të thoni “Mund ta kem një moment të kohës tënde të flas për këtë e cila do duhej të bëhej kështu në të mirën e kompanisë për shkak të kësaj. Dhe ju thjesht filloni menjëherë me shumë besim. Kështu që nuk kam vuajtur nga kjo!
KosovaJob: Cilat janë tre mësimet kryesore që keni mësuar që dëshironi t’i përcillni një audiencë më të gjerë?
Katrina Collier: Kusho që e lexon cilëndo punë timen, si psh libri “Robot-Proof Recruiter”, ose nëse e lexojnë “Neësletter”-in tim në LinkedIn “Recruitment Isn’t Broken”, ose në përgjithësi shihni ndonjë nga përditësimet e mia, dijeni se ka vetëm disa gjëra në të cilat fokusohem në botën e rekrutimit, e cila është së pari njerëzorja. Duhet të kujtojmë se ne jemi njerëz që rekrutojmë njerëz për njerëzit e tjerë dhe ne duhet t’i trajtojmë të gjithë me respekt duke përfshirë edhe kandidatët. Mendoj se shumë shpesh harrojmë rolin e jashtëzakonshëm që luajmë në ndryshimin e jetëve të njerëzve, kështu që mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ta kujtojmë.
Gjëja e dytë është se teknologjia nuk mund të na zëvendësojë. Mund të zëvendësojë elementë të asaj që bëjmë, por shumë shpesh ne po përdorim teknologjia e gabuar në vendin e gabuar dhe ne po krijojmë probleme. Pra, siç shkruaj në libër, ka të bëjë me përdorimin e teknologjisë së duhur në vendin e duhur për të krijuar një përvojë më të mirë njerëzore. Pra, ne duhet t’i afrojmë njerëzit së pari dhe të mbështesim teknologjinë dhe mendoj se shumë prej tyre janë në rrugën e gabuar. Kështu që do të ishte numri dy. Numri tre, çdo gjë që shkon keq gjatë procesit të rekrutimit fillon në fillim kur flasim me menaxherin që punëson për pozitën,, nëse nuk e kemi këtë takim, nëse nuk e kemi një marrëveshje paraprakisht, i gjithë procesi mund të shkoj keq dhe kjo e rrënon të gjithën. Kështu që kjo ngatërron përvojën e kandidatit, markën e punëdhënësit, kohën për t’u punësuar, realizueshmërinë e projekteve që bazohen në punësimin e këtij personi dhe kështu me radhë. Kështu që unë do të thoja se këto janë tre mësimet kryesore.
KosovaJob: Nga këndvështrimi i punëdhënësit dhe i punonjësit, çfarë hapash veprues mund të përmirësojnë procesin e rekrutimit?
Katrina Collier: Për këtë pyetje, ju rekomandoj shumë që të vini në samit dhe të dëgjoni fjalimin tim sepse pikërisht për këtë do të jetë fjalimi im. Por do të jetë shumë për marrëdhënien që ka profesionisti i burimeve njerëzore për përvetësimin e talenteve me menaxherin e punësimit dhe se si ata bashkëpunojnë për të realizuar një punë. Pra, kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet të rregullohet në të gjithë procesin e rekrutimit.
KosovaJob: Ne jemi të intriguar nga libri juaj më i shitur, “Robot Proof Recruiter”, a mund të ndani njohuri për origjinën e tij, ndikimin e tij në jetën tuaj dhe jetën e lexuesve?
Katrina Collier: Në vitin, 2018 Kogan Page erdhën tek unë dhe më pyetën nëse do të doja të shkruaja një libër dhe unë isha e shokuar nga ideja se mund të shkruaj një libër. Unë u thashë po dhe më 3 gusht 2019 u botua edicioni i parë i librit dhe u thashë atyre se dua të shkruaj për faktin se shitësit e teknologjisë së HR janë duke thënë përgjithmonë se rekrutuesit mund të zëvendësohen nga teknologjia sepse nuk është e vërtetë edhe pse ajo që dua të bëj është të shpjegoj pse nuk është e vërtetë dhe si të përdoret teknologjia për të mbështetur përvojën njerëzore në vend se si shumë kompani janë në rrugën e gabuar dhe po krijon kaq shumë fërkime saqë kështu erdhi ideja! Ndikimi i librit në jetën time ka qenë i madh. Është ndryshe të qëndrosh në një skenë për 45 minuta duke dhënë mendimin tuaj dhe duke ndarë një prezantim dhe këtë e kam bërë në turma deri në një mijë njerëz dhe përgjatë këtyre 45 minutave është se ti je i pambrojtur por janë vetëm 45 minuta. Është një nivel krejt tjetër cenueshmërie të shkruash të menduarit dhe arsyetimin tënd dhe të mblidhesh nga mendimet e njerëzve për t’i shkruar të gjitha dhe që ato të jenë në format të shtypur ku njerëzit të jenë në gjendje ta kapin mendimin tuaj dhe jam mahnitur nga fakti që njerëzve u ka bërë shumë përshtypje me atë që kam parë në shitjen e kopjeve të tij në gjashtë kontinente. Dua të them se njerëzit thjesht nuk ua thonë këtë kur jeni autor që njerëzit do t’ju dërgojnë foto nga e gjithë bota ata do t’ju etiketojë në të gjithë botën dhe ju dini t’i përgjigjeni pjesës së fundit të asaj pyetjeje dhe lexuesit u kanë thënë se janë frymëzuar ose rigjallëruar, dua të them veçanërisht rekrutuesit më të vjetër se ata janë si oh më keni kthyer shkëndijat. Por, nuk isha e sigurt për rekrutuesit e rinj në industri, padyshim që u është dhënë atyre një manual vërtet i ashpër që ata mund ta përdorin, kështu që ishte e mahnitshme. Më pas Kogan Page u kthye dhe më pyeti nëse do të doja të shkruaja një botim të dytë të librit që do të thotë se ai u shit mirë sepse ata nuk do të kishin pyetur nëse të gjithë ju nuk do të kishit blerë kopjet, kështu që gjithashtu ishte e mahnitshme të kem atë nder, por ku më ka ndryshuar është se e kam kuptuar së pari që jam një autore dhe që atëherë kam shkruar kujtimet e mia të cilat shpresoj të publikohen këtë vit Unë jam aktualisht unë jam nën kontratë me Ëiley për një libër të dytë biznesi i cili do te jetë për menaxherët dhe drejtuesit tuaj që tu ndihmojë që ata të kuptojnë se çfarë mund të bëjnë për ta bërë procesin e punësimit ose procesin e rekrutimit shumë më të mirë, kështu që ndikimi në jetën time është i madh. Unë jam një person shumë i ndryshëm tani nga personi që isha para se ta shkruaja librin dhe tani që së shpejti do të kem tre libra dhe po, shpresoj të kem ndikuar në jetën e lexuesve që t’i bëj ta kuptojnë se ajo që ne bëjmë është tepër e rëndësishme, kështu që le të mos përdorim teknologjinë për të krijuar pengesa, le ta përdorim atë për ta bërë përvojën më të mirë.
KosovaJob: Përderisa po përgatiteni t’i bashkoheni “PowerToHR 2”, cilat janë ndjenjat tua rreth tij?
Katrina Collier: Jam shumë e emocionuar që do të vij në Kosovë pasi që nuk kam qenë atje më parë. Nuk e kam përjetuar industrinë tuaj atje dhe nuk kam pasur përvojë me njerëzit kështu që po pres me padurim që shkurtimisht (sepse nuk do të jem atje për shumë kohë), por ju e dini të takoni njerëz dhe të ndjeni kulturën dhe të keni vërtet një pasqyrë se si është atje!
KosovaJob: A mund të na ofroni një perspektivë të pikave kryesore të prezantimit. Gjithashtu, çfarë mesazhi synoni t’i përcillni audiencës që është në pritje?
Katrina Collier: Po e pres me padurim “PowerToHR 2”. Nuk e kam shkruar ende prezantimin tim kështu që unë do të thoja që është në linjat e asaj çfarë kam thënë se çfarë mund të bëjnë pjesëmarrësit që të kenë partneritet më të mirë me menaxherët e punësimit që të mund të krijojnë një eksperiencë më të mirë për të gjithë duke përfshirë edhe veten e tyre dhe si t’i bëj ata që të pajtohen për gjërat si koha e komunikimit dhe kë kanë nevoja ta rekrutojnë dhe çfarë pyetjesh mund t’i pyesni menaxherët e punësimit që do t’i bëj ata të mendojnë për ata që ata kanë nevojë jo ata që ata dëshirojnë. Mesazhi im kryesor se ju jeni partneri i tyre i rekrutimit, nuk jeni një administrator, ju nuk jeni të nënshtruar, por ju jeni përgjegjës për atë proces punësimi dhe ata janë atje për të bashkëpunuar në mënyrë të barabartë me ju dhe kjo është vendimtare për një proces të suksesshëm rekrutimi.
Për një eksperiencë të paharruar, ju mund ta rezervoni biletën këtu.